Një 23-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, i riu është shoqëruar në spital nga policia e Vlorës, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e plagosjes së 23-vjeçarit, shkruan
abcnews.al, raporton KlanKosova.tv.
Pritet të merret edhe dëshmia e tij pas ndihmës mjekësore.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.