Dy të rinj shqiptarë janë plagosur, si rezultat i të shtënave me armë në Via Casilina të Iltalisë.
Të dy viktimat janë 25-vjeçar, për të cilët raportohet se janë të dënuar më parë për lëndë narkotike.
Ata janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa plagët nga plumbat i kanë në këmbë.
Sipas mediave italiane, të rinjtë shqiptarë janë qëlluar të paktën katër herë, shkruan Top Channel, përcjell Klankosova.tv.
Sipas viktimave, ata ishin në një veturë me qira, kur janë shoqëruar nga një automjet tjetër. Nga kjo makinë më pas një burrë ka zbritur dhe ka qëlluar në këmbë.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.