Lajmet e fundit

Zyrtarë të klubit "Trepça '89" kanë njoftuar përmes një komunikate se klubi është plaçkitur.
"Stadiumi Riza Lushta cak i hajnave. Në mbrëmjen ndërmjet 28 dhe 29 Nëntorit thyhen dyert e Stadiumit dhe hajnat depërtojnë në zyrën e Sekretarit dhe nga aty vjedhin një Televizor dhe disa gjësende të imta", thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.
"Lusim organet e rendit që të shpeshtojnë patrullimin rreth objektit të Stadiumit ku siç dihet fatkeqësisht në murin e pjesës lindore të stadiumit janë disa vrima ku prej aty edhe po depërtojnë keqbërësit".
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tregoi se çka është vjedhur.
“Mitrovicë, 29 nëntor 2021 është raportuar se gjatë natës së kaluar jan thyer zyrat e stadiumit "Riza Lushta" nga ku është vjedhur një televizor, dhe një bateri e një automjeti që ndodhej brenda hapsirave të stadiumit”, u shpreh ai.
Tutje, Zahiti bëri të ditur se rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale " vjedhje e rëndë".