Lajmet e fundit

Të premten rreth orës 21:20, dy punëtorë të një pike karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, kanë raportuar në Polici se një person i dyshuar me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një thike, i ka plaçkitur ata.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ka grabitur rreth 700-800 Euro nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150 Euro dhe kishte ikur, raporton Klan Kosova.
Policia shton se rasti është duke u hetuar.