Lajmet e fundit

Është mbyllur pjesa e parë me rezultat 1-1 mes Galatasarayt e Barcelonës, në kuadër të kualifikimeve për 1/8 e finales në Europa Ligë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin turqit, me anë të Marcaos, në minutën e 28-të të takimit.
Ndërsa, nëntë minuta më vonë, rezultatin e barazoi Pedri, që ishte edhe epilogu i pjesës së parë.
Barcelona e pati edhe një shans të mirë në minutën e katërt shtesë, por goditja e Aubameyang goditi traversën.
Ndeshja e parë mes Barcelonës e Galatasarayt ka përfunduar pa gola në “Camp Nou”.