Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Go+Peja vs Riga Zelli në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kuadër të ENBL-së.
Go+Peja e nisi takimin shumë mirë duke arritur ta mbaj avantazhin që nga minuta e parë, me çerekun e parë që përfundoj në favorin e Pejanëve me 20-17.
Çereku i dytë nisi mirë për mysafirët që kaluan në avantazh për herë të parë në lojë, pas 14 minutave të luajtura, duke mos e lëshuar më deri në fund të pjesës së parë.
Më efikasët për Go+Pejën ishin Flatten dhe Green me nga 10 pikë, derisa te Riga Zelli Skuja ishte më i miri me 11 pikë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.