Lajmet e fundit

Miralem Pjaniq ka trembur tifozët e Romës, pasi ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga skuadra.
Në një intervistë për mediat italiane, boshnjaku la të hapur mundësinë e largimit nga verdhekuqtë, nesë në drejtim të tij vjen një ofertë e mirë.
26-vjeçari deklaroi se ndihet mirë te Roma dhe se dëshiron të fitojë një trofe me skuadrën e tij. Megjithatë Pjaniq pohoi se futbollit asnjëherë nuk i dihet, duke theksuar se e ardhmja nuk mund të parashikohet, sidomos në këtë sport.