Lajmet e fundit

Miralem Pjanic është prezantuar sot te Juventusi dhe që në ditën e parë ka mbetur i mahnitur nga pritja dhe puna që bëhet te bardhezinjtë.
“Tani që jam brenda dhe pashë shumë gjëra ndryshe nga ku kam qenë më parë kuptoj se përse për çdo ekip është kaq e vështirë të fitojë ndaj Juventusit”, u shpreh ish lojtari i Romës.
Pjanic është duke ndjekur gjurmët e idhullit të tij, francezit Zinedine Zidane.
“Do të mbaj fanellën me nr.5, ashtu si Zidane që është idhulli im. Jam krenar që do të mbaj këtë numër dhe shpresoj të arrij ato rezultate si edhe Pirlo, që ka qenë mesfushori më i mirë i Serisë A.
Unë jam në dispozicion të trajnerit dhe shpresoj që të arrijmë ato objektiva që i kemi vënë vetes, për të kënaqur tifozët tanë”, tha Miralem Pjanic.