Lajmet e fundit

Mesfushori i Romës, Miralem Pjanic ka thënë se bashkëpatrioti i tij Dzeko është i përgatitur edhe për zvogëlim të rrogës vetëm për tu transferuar në Itali.
Sulmuesi i Manchester City , Edin Dzeko ka qenë i lidhur me një lëvizje në Stadio Olimpico, sulmuesi e ka pasur të vështirë për të gjetur hapësira për të luajtur rregullisht në stinorin 2014/2015.
29 vjecari ka pasur vetëm 22 paraqitje në stinorin e fundit në Premier Ligë, sezoni me më së paku paraqitje që nga 2010-11 , kur ai luajti vetëm 15 ndeshje në stinorin e parë tek Manchester City pasi u bashkua në afatin kalimtar të janarit.
Bashkëlojtari i kombëtares Bosna dhe Hercegovina, Miralem Pjanic, ka hedhur spekulime se Dzeko do të luaj në Itali stinorin tjetër,duke sugjeruar se ylli i Citizens madje do të pranonte edhe shkurtim page për t’u larguar nga Etihad Stadium.