Pishina e Gërmisë nuk po vizitohet ashtu si vitet e kaluara.
Kështu u shpreh Liridon Llapashtica nga Sport Marketing, ndërmarrje e cila menaxhon me këtë pishinë.
Sipas tij, edhe pse kanë pasur vështirësi të mëdha për shkak të pandemisë, ata janë përgatitur dhe kanë startuar.
“Te qytetarët po e shohim që ka një hezitim dhe frikë, me siguri nga pandemia, dhe nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, ka numër minimal të vizitorëve”.
“Ata që kanë qëndruar besnikë më shumë janë pensionistët, një pjesë e fëmijëve që e kanë mësuar notin aty dhe vazhdojnë të ushtrojnë, qytetarët e Prishtinës që nuk e lënë të i ikë një atmosferë e mrekullueshme në ajrin e Gërmisë, etj”.
“Kanë ardhur edhe ekipet e trajnerëve privatë që ushtrojnë në ambient të hapur. Pra, për një pjesë jam i kënaqur”.
Llapashtica u shpreh se gjatë gjithë kohës kanë qëndruar duke i përcjellë këshillat nga institucionet përgjegjëse vendore, por më shumë informacione kanë marrë nga ato që i plasonte Organizata Botërore e Shëndetësisë, sepse siç theksoi ai, kanë pasur më shumë informata se si duhet të sillemi brenda pishinës dhe se në bazë të kësaj kanë përpiluar një udhëzues që është vendosur në të gjitha hapësirat e pishinës.
Ai po ashtu njoftoi se Pishina e Gërmisë mbushet me ujë nga rrjedha e maleve të Butovcit.
https://www.facebook.com/Ora7Official/videos/316779609709523/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.