Lajmi i mirë për adhuruesit e kafesë por lajm i keq për ata që pëlqejnë alkoolin.
Një hulumtim i fundit thotë se pirja e alkoolit ose e duhanit para se të shkoni në shtrat, prishë gjumin tuaj – më shumë sesa të pini një kafe, transmeton Klan Kosova.
Studiuesit në Florida analizuan gjumin e disa personave brenda katër orëve. Ata zbuluan se pirja e alkoolit ose duhanit brenda atyre orëve, ka një efekt negativ.
Pirja e duhanit ishte substanca që lidhej fort me ndërprerjen e gjumit. Studiuesit zbuluan se në mesin e njerëzve me pagjumësi, përdorimi i nikotinës natën ishte i lidhur me një ulje mesatare prej 42 minutash në kohëzgjatjen e gjumit.
Por ajo që është interesante është se studiuesit nuk gjetën asnjë ndikim në gjumë nga konsumimi i kafeinës brenda katër orëve të gjumit.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.