Barcelona ka fituar 3-0 ndaj Real Mallorcës së Vedat Muriqit në javën e 23-të të La Ligës.
Robert Lewandowski, 29’, Lamine Yamal, 61’, dhe Marc Bernal, 83’, arritën të shënojnë gol te katalunasit, por dardani nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë këtë herë në të mirë të mysafirëve.
Tani Barça ka 58 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Real Madridi që ndodhet i dyti por me një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërkohë, Mallorca e Muriqit ndodhet e 15-ta me 24 pikë duke rrezikuar rënien nga liga.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.