Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique e kritikoi Real Madridin si institucion, dhe për vlerat mbi të cilat qëndron ky klub.
Pas ndeshjes miqësore Francë-Spanjë, ishin komentet e Piques që morën vëmendjen më të madhe, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
“Nuk më pëlqejnë vlerat që Real Madridi i transmeton, ndonëse ka lojtarë atje që vërtetë i çmoj dhe të cilët i kam shokë”, tha Pique.
“Çka nuk më pëlqen tek Real Madridi është se si të gjithë ata në ulëse kutish e shfrytëzojnë ndikimin e tyre" , shtoi ai.