Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique pret që lojtarët e Valencias të jenë shumë të motivuar pas caktimit të Gary Neville trajner i ri.

Gerard Pique pret që caktimi i Gary Nevilles si krye-trajner i Valencias do të jetë motiv shtesë për lojtarët para përballjes me Barcelonën.
Mbrojtësi i Barcelonës, Pique është i impresionuar me formën e e skuadrës, që është në krye të tabelës, duke shënuar 28 gola dhe pësuar vetëm dy në shtatë ndeshjet e fundit.
“Vizita në Mestalla është e vështirë gjithmonë dhe tani ata kanë menaxher të ri – motiv shtesë. Duam që të vazhdojmë me këtë shpirt garues”.
“Duam që ta mbajmë këtë nivel që kemi treguar muajin e fundit, deri në fund të sezonit. Bazuar në rezultate dhe mënyrën e lojës jemi në nivel të lartë”.
“Kemi pësuar shumë pak gola së fundmi. Synojmë që këtë ta vazhdojmë”.