Lajmet e fundit
Gerard Pique nuk sheh ndonjë përparësi në të qenurit favorit në ndeshjen e të shtunës mbrëma, në Berlin, ndaj Juventus.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique e vlerëson si të vështirë ndeshjen e të shtunës në finalen e Champions League, ndaj Juventus.
“Juventus të jep përshtypjen e kundërshtarit të lehtë, çka është mashtrim. Ata janë të jashtëzakonshëm, diçka që e kanë vërtetuar kundër Realit. Megjithëse, Madridi krijonte raste, mbrojtja e Juves ishte gjithmonë vigjilente duke neutralizuar mundësitë”.
Pique komentoi edhe reagimet pas shortit që caktoi Realin kundër Juventus e të gjithë e shihnin si finalist të sigurtë Madridin dhe për statusin e favoritit që gëzon skuadra e tij në ndeshjen me italianët.
“Juventus është skuadër e madhe. Ata mposhtë Dortmundin dhe Monacon, dy skuadra poashtu të forta. Në Spanjë të gjithë mendojnë se gjithçka varet nga Reali dhe Barcelona, se ne mund të mundim të gjithë kudnërshtarët dhe që finalja me patjetër do të ishte mes këtyre dy skuadrave. Por, gabuam”.
“Të qenurit favorit nuk ka asnjë vlerë gjatë ndeshjes. Në rregull, ne jemi favoritët, por çka më tutje? A të jep ndonjë titull të qenit favorit?”.