Lajmet e fundit
Gerard Pique mendon se të dy finalet do të jenë të vështira megjithëse ata shihen si favoritë.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për dy finalet e skuadrës së tij.
Barcelona sonte luan finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletico Bilbaos, kurse katalonasit më 6 qershor në Berlin do të përballet me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi spanjoll mendon se këto dy finalen do të jenë të vështira, edhe pse sipas tij, bota e futbollit skuadrën e tij e sheh favorite.
“Bota na sheh si favoritë, por do të jetë vështirë në të dy ndeshjet. Juve luan ndryshe nga Athletico, dhe ata mbështeten në lojtarët si Tevez e Morata, por ata kanë edhe lojtarët si Pogba, Marschisio dhe Pirlo”, tha Pique.
Ai ka shtuar se “blaugranat” do të japin më të mirën që të rrëmbejnë Championsin dhe Kupën e Mbretit.