Lajmet e fundit

Mbrojtësi qendror i Barcelonës, Gerrard Pique ka thënë se skuadra e tij e ka merituar që ta fitojë titullin e Copa del Rey.
Barca mbeti nga pjesa e parë më një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Mascheranos, por që arriti ta mposhtë Sevillen 2:0 në kohën shtesë.
“Vazhdimësia e klubit në vitet e fundit është e jashtëzakonshme.”
“Neve na duhej që të luanim mbrapa dhe lojën ta koncentronim me kundër-sulme.”
“Loja u bë shumë e fortë pas gjysmë ore, por ne luftuam dhe fituam. Mendoj se kjo fitore ishte e merituar”, ka thënë Pique.