Lajmet e fundit

Stefano Pioli është i bindur se Rafael Leao është në formë të mirë dhe shumë i motivuar kundër Interit.
Pioli potencoi se duan ta fillojnë mirë ndeshjen teksa shtoi se është i vetëdijshëm që sonte do të jetë trajneri më i lumtur në botë ose më i zhgënjyer”, transmeton Klankosova.tv.
“Leao është në formë të mirë, shumë i motivuar. Mungon edhe Bennacer, ndaj po luajmë me një mesfushor më sulmues. Ne e dimë se çfarë duam të bëjmë, që është të jemi agresiv, solid dhe të shënojmë disa gola”, u shpreh Pioli.
“Ne duam ta fillojmë mirë ndeshjen, është e vërtetë që është e gjatë dhe ne duam të qëndrojmë atje si dhe të arrijmë një avantazh në çdo situatë të mundshme.”
Trajneri është pyetur se si ka fjetur mbrëmë, duke e ditur se gjithçka do të vendoset këtë mbrëmje?
“Kam fjetur mjaft mirë. Jam i vetëdijshëm që sonte do të jem ose trajneri më i lumtur në botë ose më i zhgënjyeri në botë”.
Ndeshja do tw zhvillohet me fillim nga ora 21:00. /Klankosova.tv.