Lajmet e fundit

Pas lindjes së vajzës së saj të parë, Rae Willingham, 30 vjeçare, vuajti nga ankthi pas lindjes dhe më pas u përpoq të humbte peshën që kishte fituar gjatë shtatzënisë, transmeton Klan Kosova.
Nëna e tre fëmijëve nga Melburni, pinte nga një litër Coca Cola çdo ditë dhe hante torte frutash rregullisht duke mos i dhënë fare përparësi shëndetit të saj.
Por më pas e pamundura ndodhi, Willinghan vendosi që të ndryshojë mënyrën e të ushqyerit dhe ia doli.
Ajo humbi rreth 25 kilogramë.
"Unë isha duke luftuar me stresin dhe shtimin e peshës dhe sapo u bëra një person me të vërtetë negativ", tha Rae për FEMAIL.


