Pink po feston ditëlindjen e 40-të dhe bashkëshorti i saj Carey Hart, i ka bërë një urim shumë të ëmbël, transmeton Klan Kosova.
44 vjeçari hyri në Instagram për të shkruar një mesazh.
“Mirësevjen në 40 zemër. Unë kam festuar 18 ditëlindje me ty dhe mund të them që kanë qenë mahnitëse. Personi në të cilin je rritur është frymëzues. Ti je bërë një grua e suksesshme biznesi, yll, nënë e përkushtuar, grua mbështetëse dhe një mike e mahnitshme për të gjithë rreth teje. Jam krenar për gruan që je bërë dhe je më e bukur se kurrë. Ti je si vera. Jam me fat që jam pjesë e këtij udhëtimi. Të dua zemër. Mezi pres më shumë ditëlindje tuaja. Shijoje ditën”, shkroi ai.
https://www.instagram.com/p/B2J6xLaH-D0/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.