Pink Floyd kanë njoftuar se i kanë mbledhur 500 mijë funte për Ukrainën me këngën e tyre bëmirëse “Hey Hey Rise Up”.
Ata kanë njoftuar që këto fonde do t’u shpërndahen pesë shoqatave bamirëse ukrainase.
“Hey Hey Rise Up” doli në prill të vitit të kaluar, duke qenë kështu kënga e parë e bendit britanik pas afër tri dekadash.
Lideri i bendit, David Gilmour, i cili ka familje ukrainase, ka folur haptazi kundër luftës, ka rrëfyer se kënga ishte incizuar pak javë para një koncerti solidarizues me ata që po e luftojnë pushtimin rus në Ukrainë, shkruan NME.
https://www.youtube.com/watch?v=saEpkcVi1d4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.