Lajmet e fundit

Aria Watson është një grua e re e cila refuzon që të qëndrojë e heshtur kundrejt seksizmit. Për ta thyer heshtjen ajo përdor artin.
Watson koleksionon thënie të tashmë presidentit amerikan, Donald Trump dhe i shkruan ato në trupat e grave, transmeton Klan Kosova.
“Gjithë çfarë dua nga këto fotografi është që të tregojë se kush është me të vërtetë Donald Trump. Asnjëherë nuk më ka interesuar politika por ky vit ishte ndryshe. Kur fitoi Trump zemra ime u copëtua”, është shprehur ajo.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë se si po e kundërshton seksizmin e Trump kjo vajzë përmes artit.


