Piktori, Hekuran Sokoli, ka folur edhe për procesin e tij krijues dhe për rolin që të mbyllurit e luan në të.
“Artistët zakonisht e kërkojnë ose ëndërrojnë për me pasë një periudhë kur ata mbyllen dhe e shprehin veten dhe nuk kanë ndikime nga bota e jashtme apo nga bota e përditshme. Për mua ndodhi kështu edhe pse ndodhi në kohën e pandemisë, ndodhi mbyllja totale dhe unë nuk mund të them se nuk kam pasur se çfarë të bëj dhe aty nisa”, ka thënë Sokoli në KultOra të Klan Kosovës.
“Por dëshira ka qenë e kamotshme për me kriju dhe aty ai ishte çasti kur unë e krijoj një skicë të parë dhe madje m’u duk interesant dhe vazhdova edhe një tjetër dhe kështu e krijova një cikël”.
https://www.youtube.com/watch?v=swbTdZlCiwY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.