Lajmet e fundit

Një pikturë e Vincent Van Gogh është shitur në ankand 66,3 milionë dollarë (thuajse 60 milionë euro).
“L’Allée des Alyscamps” (1888) u hodh në ankand në Nju Jork nga Sotheby.
Piktura, e cila i përket periudhës së shkurtër në të cilën Van Gogh punoi krah për krah me mikun Paul Gauguin në jug të Francës, i është shitur një koleksionisti privat aziatik.
Rekordi i ankandeve për Van Gogh është 82,5 milionë euro. Ishte që prej vitit 1998 qe një pikturë e artistit holandez nuk arrinte një vlerësim kaq të lartë.