Shqipëria përfaqësohet edhe ndryshe në Gjermani, ku zhvillohet "Euro 2024".
Në Dortmund, në muzeun e futbollit gjerman, është çelur ekspozita “In motion – art & football”, me vepra të 100 piktorëve më të famshëm me temë futbollin.
Krahas Rene Magritte, Paul Klee, Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro e të tjerë, është vendosur edhe piktura e artistit të madh shqiptar, Guri Madhi.
Pikërisht në Dortmund, atje ku kuqezinjtë tanë do të nisin Evropianin.
Kombëtarja shqiptare do të ketë punë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në grupet e këtij kompeticioni.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.