Lajmet e fundit

[FOTO] Anton Krasniqi - piktor[/caption]"Mbyllja e shumë bizneseve dhe mbetja e papunë e shumë qytetarëve të Kosovës si pasojë e pandemisë, edhe tek ne si artistë ka ndikuar negativisht. Kjo për shkak të mungesës së vizitorëve nëpër atelietë tona - gjë që e ka prekur edhe krijimtarinë tonë artistike".
"Pas mbylljes dhe mospjesëmarrjes nëpër aktivitete kulturore, për t’u ndjerë më mirë i jam kthyer punës dhe çdo ditë kam pikturuar. Mund të them se vëllimi ose intensiteti i punës ka qenë më i madh për dallim në kohërat tjera".
[caption id="attachment_1405829" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Anton Krasniqi - piktor[/caption]"Sa i përket shitjes, nuk ka pasur sikurse në vitet tjera - është përgjysmuar shitja për shkak se artdashësit kanë hezituar të vijnë për vizitë në studio për shkak të pandemisë. Megjithatë kjo nuk na ka ndaluar që të krijojmë edhe pse orari i lëvizjes ka qenë i papërshtatshëm për një artist".
Agron Mulliqi thotë se mbyllja e kafeneve dhe hapësirave publike ia ka mundësuar atij që të kalojë më shumë kohë brenda studios së tij duke pikturuar.
[caption id="attachment_1405830" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Agron Mulliqi - piktor[/caption]"Ne si piktorë kohën më të madhe e kalojmë në atelie - nuk varemi shumë nga bota e jashtme dhe kjo ka qenë një situatë me mundësi më të mëdha për të pikturuar. Shpesh ndodh që shoqëria të merr shumë kohë; ndërsa mbyllja e kafeneve dhe hapësirave publike na ka krijuar më shumë mundësi për t’u mbyllur dhe për të pikturuar".
"Edhe pa pandemi, piktori është pothuajse i mbyllur i vetëm në atelie. Pandemia nuk e ka bllokuar punën time sepse edhe gjatë mbylljes totale unë kam dalë në atelie dhe kam punuar".
[caption id="attachment_1405832" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Agron Mulliqi - piktor[/caption]"Gjatë pandemisë kam pasur më shumë kohë për të pikturuar dhe kam qenë më aktiv në fushën e artit. Nuk mund të them se ka pasur shitje më të madhe gjatë periudhës së pandemisë; mirëpo pavarësisht kësaj, unë nuk jam ndalur së punuari".
Ndërsa Haki Xhakli e bën një krahasim të vitit 2020 me kohën e luftës në Kosovë. Ai thotë se kjo periudhë ia ka përkujtuar luftën dhe se këtë gjë e ka shprehur edhe në pikturë.
[caption id="attachment_1405834" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Haki Xhakli - piktor[/caption]"Përhapja e pandemisë na ka penguar shumë në krijimtari. Pikësëpari na ka prekur shpirtërisht, mandej largimi me njëri-tjetrin gjithashtu ka ndikuar. Është krijuar një lloj frike tek njerëzit që të mos afrohen me njëri-tjetrin. Me njerëzit që keni dashur nuk keni pasur mundësi të takoheni. Kjo është rezultat i asaj që jemi fokusuar në vende ku nuk ka kontakte me njerëz - siç është atelieja".
"Në studio kam dalë pothuajse çdo ditë dhe mund të them se kam punuar më shpejt dhe me më shumë ndjenja. Kam bërë krahasime me një luftë psikologjike që ka ndikuar shumë në masë dhe është vërejtur nga çdokush - sidomos nga krijuesit".
[caption id="attachment_1405836" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Haki Xhakli - piktor[/caption]"Gjatë pandemisë, kam punuar më shumë vepra të cilat ma kanë rikujtuar luftën, për shembull: Të pagjeturit, dhuna ndaj grave dhe tema të tjera të luftës".
"Puna jonë është rutinore, nuk është ndarë në raste. Ne jemi krijues që jetojmë me kohën dhe ashtu siç është e paraqesim atë – nuk e zbukurojmë nëse është e shëmtuar".
Frika nga një bllokadë totale me pasoja financiare si pasojë e pandemisë, e ka detyruar Mentor Avdilin që të fokusohet më shumë në punët me porosi, megjithatë ai nuk e ka lënë anash edhe krijimtarinë artistike.
[caption id="attachment_1405837" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Mentor Avdili - piktor[/caption]"Pandemia natyrisht se më ka penguar në punë edhe mua, por deri në një pikë. Kur ka filluar lehtësimi i masave, unë mendoj se për artistë më nuk ka pasur pengesë – sidomos për piktorët. Lehtësimi i masave më ka mundësuar që të pikturoj në studio. Gjatë kësaj periudhe kam punuar zellshëm edhe me porosi, por edhe në fushën e krijimtarisë artistike".
"E keqja e krejt kësaj periudhe ka qenë që artdashësit fizikisht nuk kanë mundur të vijnë në atelie për ta përcjellë punën time; sidoqoftë, ata kanë mundur që ta shohin krijimtarinë time përmes rrjeteve sociale".
[caption id="attachment_1405838" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Mentor Avdili - piktor[/caption]"Frika nga një bllokim total me pasoja financiare, më ka detyruar që t’i qasem pikturimit në mënyrë më intensive. Jam fokusuar më shumë në punë me porosi sepse aty të ardhurat financiare janë më të sigurta, për dallim nga pikturat që i punoj sipas imagjinatës të cilat i kam për ekspozim".
Kurse Merita Myderrizi-Maloku e konsideron veten me fat që ka qëlluar të jetë artiste në një kohë të vështirë me pandemi. Ajo tregon se pikturimi ka qenë ushqim shpirtëror gjatë një kohe përplot me panik dhe ankth.
[caption id="attachment_1405840" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Merita Myderrizi-Maloku - piktore[/caption]"Krejt këtë gjendje të pandemisë shumë më mirë e kemi tejkaluar ne artistët sepse gjithë atë energjinë negative e kemi shprehur përmes pikturës. Për mua ka qenë punë relaksimi; më ka hequr prej panikut, frikës dhe ankthit se çfarë na sjellë e nesërmja. Mendoj se është fat qe kam këtë profesion në këto momente të vështira nëpër të cilat po kalon e gjithë bota".
"Prej se ka nisur të përhapet pandemia, lirisht mund të them se kam punuar më shumë. Piktura ka qenë një ushqim shpirtëror gjatë një mbyllje totale".
[caption id="attachment_1405841" align="alignnone" width="640"]
[FOTO] Merita Myderrizi-Maloku - piktore[/caption]
klankosova.tv