Ish- banori i Big Brother Vip Kosova 4, Ardit Stafaj, në “Weekend” në Klan Kosova ka folur për raportin me Edin.
Ai tha se Edi për të është “pika e djalit”.
“Nuk jam takuar, sigurisht që do ta takona, sepse e kam potencuar se aty ndodhin shumë gjëra. Ai rast është specifik, se ja qenë një keqkuptim. Edhe unë sot s’e kuptoj, pse? Çka ndodhi?”, tha Stafaj, transmeton Klankosova.tv
Dërisa Arditi foli edhe për eksperiencën e tij në këtë spektakël.
“Kam momente prej më të mirave. Ka qenë pak përplasje gjeneratash. Një sfidë e madhe, megjithatë, jam tip që di me i balancu gjanat”, tha Stafaj.
Ndiqeni emisionin për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=660_wdOART4
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.