Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, është i interesuar që ta sjellë në “Stamford Bridge”, portierin anglez, Jordan Pickford.
Ky është hapi që italiani do ta ndërmarrë në rast të largimit të Thibaut Courtois drejt Real Madridit, mirëpo gardiani i Evertonit mund t’iu kushtojë atyre plot 30 milionë euro.
Përpos Pickford-it i cili la mbresa me performancat e tij në Kupën e Botës “Rusia 2018”, londinezët si opsion i kanë edhe Kasper Schmeichel dhe Jack Butland.