Pista në Baku të Azerbajxhanit dhuroi spektakël këtë të diel në Formula 1.
Ishte piloti i McLaren, Oscar Piastri, i cili triumfoi në Çmimin e Madh, duke lënë pas kundërshtarët e tij.
Në vendin e dytë u pozicionua piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, teksa ai i Mercedesit, George Russel në pozitën e tretë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa kampioni aktual i Red Bullit, Max Verstappen përfundoi i pesti, teksa para tij doli Lando Norris i McLarenit.
Ndërkohë, gara e ardhshme do të zhvillohet në Singapor, në javën e ardhshme, njofton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.