Chopen Piano Fest Prishtina këtë vit solli edicionin e nëntë me radhë me gjithësejt 14 mbrëmje koncertale.
Festivali mban sonte mbrëmjen finale me koncertin e fundit me Filharmoninë e Kosovës në bashkëpunim me dirigjentin gjerman Boian Videnoff dhe me veprën artistike të pianistit të njohur italian Giovanni Bellucci, njofton Klan Kosova.
Në këtë mbrëmje ku dhe shënohet mbyllja e këtij festivali për këtë edicion, janë interpretuar vepra të kompozitorëve të njohur të botës pianistike.
https://youtu.be/ngKB2WsJpTA
Njëra nga organizatoret e kësaj ngjarje artistike, Besa Luzha ka thënë për Klan Kosova se ky festival ka qenë i shkëlqyeshëm por ka pasur disa ankesa për shkak të mungesës së hapësirës për të realizuar organizime të tilla.
I pranishëm në këtë festival është parë edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Greg Delawie, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.