29.12.2015 · përditësuar para 3842 dite1 min lexim
Cleveland Cavaliers ka thelluar krizën e Phoenix Suns.
Skuadra nga Ohio u rikthye te fitorja pas dy humbjesh radhazi duke i shkaktuar disfatën e pestë rresht skuadrës nga Arizona.
Në Talking Stick Resort Arena një gjuajjte e saktë nga vija për tre e Kyrie Irving 21.9 sekonda përpara rënies së sirenës i dha fitoren Clevelandit, 97-101.
I sapokthyeri nga dëmtimi, Kyrie Irving ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën e trajnerit David Blatt, me 22 pikë të realizuara.
Ndërkohë që 23 pikët dhe 5 topat e kthyer të T.J. Warren nuk i mjaftuan Phoenix-it për të evituar humbjen e radhës.
https://www.youtube.com/watch?v=nANQ0agyafI
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.