Këngëtari Phil Collins është dërguar në spital dhe ka shtyrë turneun e tij, pasi që është rrëzuar dhe ka goditur kokën, sipas një deklarate në faqen e tij në Facebook këtë të enjte.
Deklarata thotë se Collins ka probleme me të ecurit për shkak të një operacioni në shpinë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Ai u ngrit në gjysmë të natës që të shkojë në banjo, dhe rrëshqiti në dhomën e tij të hotelit, duke e goditur kokën e tij në rënie të karriges”, thuhej në deklaratë.
Collins pati një plagë në kokë që iu desh t’i mbyllej me penj.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.