Lajmet e fundit

Michael Phelps, është olimpisti me më së shumti medalje – me gjithsej 28 të tilla ka treguar se çfarë do të bëjë pasi të pensionohet.
Menjëherë pasi Phelps fitoi medaljen e 23-të në Lojërat Olimpike, ka treguar se karriera e tij është drejtë fundit ndonëse shumë kanë besuar se ai do të rrëmbejë edhe disa medalje gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2020 në Tokio, transmeton Klan Kosova.
“Në moshën 31 vjeçare jam shumë i lumtur që të ecë përpara dhe të filloj një kapitull të ri të jetës time. Jam duke u pensionuar dhe kjo do ishte gara ime e fundit”.
“Ku jam tani është pikërisht mënyra se si dëshiroj t’i jap fund karrierës time. Isha i gatshëm të vija dhe t’i bëja gjërat ashti siç doja. Kur shikoj prapa gjatë kësaj jave, shoh se kam kaluar shumë mirë, ka qenë një javë shumë e gëzueshme. Është pikërisht qershia mbi torte”.
“Të fitosh 28 medalje është vështirë dhe kur kthej kokën pas shikoj se sa çmenduri ishte. Si fëmijë nuk mendoja kurrë se do bëja diçka që se ka bërë asnjë njeri më herët. Tani kthej kokën pas në karrierën time dhe them ‘Unë e bëra’”.
Phelps, që është bërë baba në muajin maj ka kaluar disa kohë larg familjes së tij të vogël, pasi që duhej të trajnohej.
“Kam qenë larg tij për tri javë, katër tani dhe kur e pash ai ishte rritur shumë. Ia kam ndërruar pampersin mbrëmë ai vetëm ishte ulur dhe po qeshte. Më bëri të qaj, pasi që nuk e kisha parë për një kohë dhe ishte ndjenjë shumë e mira ta shihja të më qeshte sërish”.
E pikërisht këtë gjë dëshiron që ta bëjë Phelps gjatë tërë jetës së tij.