Lajmet e fundit

Thyesi i rekordeve në not, Michael Phelps, ia ka shtuar koleksionit të tij medaljen e 21-të të artë olimpike, pasi fitoi edhe garën individuale edhe ekipore në ditën e katërt të Lojërave Olimpike në Rio.
Amerikani 31 vjeçar, e ka mundur bindshëm kampionin Chad le Clos në garën 200 metërshe në stilin flutur e më pas, fitoi për ekipin amerikan garën e stilit të lirë 4x200.
“Kam marrë shumë medalje”, ka thënë Phleps. “Kjo është çmenduri. Të luan mendjen”.
Britanikët Stephen Milne, Duncan Scott, Dan Ëallace dhe James Guy, kanë marrë medalje të argjendta.