Festivali YT rikthehet me emër dhe koncept krejtësisht të ri dhe do të organizohet ditët e ngrohta të korrikut, duke përçuar frymën e rinisë kosovare.
Nga data 21 deri më 23 Korrik "P+festival" (Prishtina Plus Festival) do të sjellë disa nga emrat më të njohur botëror në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
“Do të sjellim diçka të re në sferën e organizimeve të festivaleve, duke bashkuar tre fusha në një. Arti, teknologjia dhe muzika do të bëhen bashkë”, ka deklaruar drejtori i festivalit Ardin Badivuku për klankosova.tv
Emrat të cilët do te defilojnë në këtë festival janë: Bushido, artisti i njohur gjerman, Ceza reper turk, Joris Voorn artisti nga Holanda, Sabb nga Prishtina, Djebali nga Franca e shumë artistë rajonal dhe lokal.
Ky organizim bëhet nga Next Level në bashkëpunim me Unit Live, ICK si dhe sponsorë të tjerë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.