Më 13 tetor, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez në bjeshkët e Valbonës të Shqipërisë, i zhdukur më 5 shtator të këtij viti.
Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit shqiptar, transmeton Klankosova.tv.
"Operacioni është zhvilluar në tre drejtime operacionale, një nga ajri me dron dhe dy të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekspertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri", thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.
Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.
Operacioni thuhet se pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.