Është pezulluar nga puna inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i dyshuar për involvim në falsifikimin e origjinës së mishit nga “Apetiti”.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Shefja e Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë, Flutur Mustafa-Pllana e cila tha se për ta hetuar dyshimin e ngritur, është formuar komisioni i veçantë.
“Lidhur me involvimin e zyrtarit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë marrë masat e nevojshme administrative, dhe i njëjti është pezulluar nga detyra zyrtare”.
“Për ta hetuar dyshimin e ngritur, është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin, gjurmueshmërinë dhe përputhshmërinë e të gjitha hyrje-daljeve të operatorit ekonomik, me c’rast janë njoftuar të gjitha autoritetet e linjës si Dogana e Kosovës dhe Agjencia Tatimore e Kosovës për thellim të hetimit të çështjes në fjalë”, tha ajo.
Mustafa-Pllana tutje tha se në rast të konfirmimit të pretendimeve, të gjithë akterët e involvuar në këtë rast do të përballen me pasoja ligjore dhe administrative.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.