Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Lekë Prenaj.
Ky vendim vjen pas takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nën udhëheqjen e kryesuesit Skender Çoçaj, njofton Klan Kosova.
Sipas KGJK-së, pikë e vetme e rendit të ditës ishte njoftimi i Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.
"Këshilli pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit mori vendim për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Prenaj deri në përfundim të procedurës penale".
"Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të përkrahë organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në procedurat e mëtutjeshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative", thuhet në njoftimin e KGJK-së.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.