Lajmet e fundit

"Diskutimi mbi raketat tona nuk ekziston në Memorandumin e Mirëkuptimit dhe nuk do të ekzistojë kurrë,", ka thënë Pezeshkian gjatë një konference për shtyp në Pakistan.Ai e ka mbrojtur programin raketor të Iranit si thelbësor për mbrojtjen kombëtare.
"Nëse nuk do t'i kishim raketat që përdorim për mbrojtjen tonë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do ta kishin shkatërruar Iranin,", ka shtuar ai.Pezeshkian i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Islamabad, ku ka zhvilluar bisedime me zyrtarë pakistanezë mbi lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara publikuan tekstin zyrtar të memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Iranin. /Klankosova.tv