Solisti i grupit ‘Jericho’, Petrit Çarkaxhiu, para pak minutash ka publikuar këngën më të re të titulluar “Dul behari”.
Edhe këtë këngë, si dy të tjerat që i ka publikuar së fundi, e ka xhiruar në Stamboll dhe regjistruar atje, por duke shtuar edhe disa pamje të natyrës shqiptare, njofton Klan Kosova.
Edhe muzika dhe teksti është bërë nga vetë Çarkaxhiu.
https://www.youtube.com/watch?v=YYNWb6VWC6c&fbclid=IwAR1LysW7jYKHohrn-GH8oZOVJHIf9C917h2x4XKpjNgqE3Bv31KqdBB7wUQ
“DUL BEHARI”
Dul behari ni kangës ia mora
Tanë Kosovës ni selam ia çova
N’ato bjeshkë o mor’ zemrën e treta
Bukuri si ty kërka nuk gjeta
Amanet o mor’ prej lotëve t’mallit
Me dashtë tonin si dy sytë e ballit
Gzohu Shipni
Zemrën ta dham ty
K’no me çifteli
Se behari sot ka çelë per ty
N’ujë t’Valbonës shpirtin e flladita
Fryu ni erë e kangës prap ia nisa
Gurë ëm gurë o mija vjet i preka
Nji za zane prej tyne e njeva:
“Amanet o mor’ prej lotëve t’mallit
Me dashtë tonin si dy sytë e ballit”
Gzohu Shipni
Zemrën ta dham ty
Kno me çifteli
Se behari sot ka çelë për ty
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.