Lajmet e fundit
Raportohet se Arsenali ka qartësuar marrëveshjen që Petr Cech të bashkohet me Gunners, pasi edhe Chelsea ka lejuar kalimin e tij në Emirates Stadium.

Marrëveshja për çekun kap vlerën e 10 milionë funtave, ndërsa ai ishte synim i Arsene Wenger që një kohë të gjatë pasi kishte dyshime në aftësitë e David Ospina dhe Wojciech Szczesny.
Sidoqoftë Daily Telegraph ka raportuar se zyrtarët e The Blues e kanë lejuar kalimin e tij.
Lajmi ka qenë shumë i rëndësishëm për Arsenalin, pasi që flitej se ai do të shitej jashtë Anglisë.
33 vjeçari ka thënë se ndihet i lumtur që të bashkohet me Arsenalin, por çështja ka qenë nëse Chelsea do ta linte atë të kalonte te rivali i saj.