Lajmet e fundit

Ish-portieri i Chelseas dhe Arsenalit, Petr Cech, ka debutuar në sportin e hokejit.
41- vjeçari që pati 600 paraqitje në Premier Ligë debutoi të dielën mbrëma me klubin irlandez, Belfast Giants.
Cech është rritur me hokej pasi si fëmijë ka qenë fans i klubit të qytetit, HC Plzen, duke i ndjekur ndeshjet e tyre në CEZ Arena.
Ai edhe në hokej e luan rolin e gardianit të portës, siç e kishte luajtur gjatë tërë karrierës si futbollist.