Lajmet e fundit

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti për deklaratën në Samitin e Ballkanit Perëndimor.
Petkoviq i është përgjigjur Kurtit me trillime, për siç thotë, ''ai nuk ka asnjë problem me serbët duke i arrestuar dhe konfiskuar pasurinë e tyre'', përcjell klankosova.tv.
''Albin Kurti çdo ditë dëshmon se nuk ka asnjë problem me serbët në Kosovë duke i arrestuar, konfiskuar pasurinë e tyre dhe duke bërë lloj-lloj terrori dhe se problemet e tij me popullin serb do të zhduken plotësisht nëse nuk ka fare serb në Kosovë''.
''Prandaj serbët e kanë problem Kurtin, i cili çdo ditë i terrorizon dhe i shtyp''.
Kurti deklaroi sot se Kosova nuk ka probleme me serbët në katër komunat në veri, por me Beogradin zyrtar.