Lajmet e fundit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku të martën do të zhvillohen bisedime në nivel teknik.
Ai tha për RTS-në tha se në takim do të diskutohen të gjitha çështjet e rëndësishme për "deeskalimin e situatës, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe çështjen e dinarit".
https://klankosova.tv/bislimi-me-19-mars-ne-bruksel-thote-se-do-te-flitet-per-marreveshjen-baze-se-permend-dinarin/
Edhe zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka pranuar ftesë nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për takim në nivel kryenegociatorësh për ditën e martë.
Dy ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se në takim do të flitet me theks për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet pagesave.
Stano ka theksuar se në agjendën e së martës është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që ai e ka quajtur çështje urgjente.
https://klankosova.tv/stano-konfirmon-takimin-e-19-marsit-ne-bruksel-dinari-tema-qendrore/