Lajmet e fundit

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, dhe ish-anëtari i Arsenalit, Emmanuel Petit, ka thënë se sulmuesi i ri i Manchester United, Anthony Martial ngjan shumë me ikonën e klubit të Arsenal, Thierry Henry.
Këto deklarata kanë ardhur para derbit që zhvillohet sot nga ora 17:00, në Emirtes Stadium, mes Arsenal dhe Manchester United.
“Martial më ngjason me Henryn, ai ka fuqinë e njëjtë, stilin dhe mënyrën se si lëvizë”.
“Ai është një finalizues gjakftohtë, krijon hapësirë dhe më pas plason goditjen. Është shumë i ri dhe ka kohë për të mësuar edhe nga të tjerët. Ka kualitete dhe ka ditur në fillim që të përshtatet”, ka thënë Petit, transmeton Klan Kosova.