Lajmet e fundit
Ish mesfushori i Arsenalit e ka pranuar se ka gabuar kur mori vendim që të mos transferohet në Old Trafford.

Emmanuel Petit e ka pranuar se është penduar që nuk shkoi tek Manchester United, por zgjodhi Barcelonën.
Petit kaloi tre vite me Gunners duke fituar Premier Ligën dhe Kupën FA, derisa klubi luftonte me Unitedin për lavdi në Angli.
Francezi vendosi që të largohet nga Londra në vitin 2000, por në vend të Old Traffordit zgjodhi Camp Noun.
“Ndoshta do të kishte qenë më mirë po të shkoja në Manchester, sepse do të mund të luaja me Roy Keanen, Paul Scholesin, Rayan Giggsin, David Beckhamin dhe të tjerët”.
“Ishte një gabim i madh imi”.
“Atje shkova në kohë të keqe. Kishte luftë mes holandezëve dhe katalanëve”.
“Unë u thashë: jam në Spanjë apo jo? Jo, më thanë – je në Kataloni”.
“Politika dhe nacionalizmi ishin të tepërta”.