Ishte pjesë e dakordimit 4 pikësh të Bratisllavës në korrik të këtij viti.
Por mbajtja e zgjedhjeve të reja në 4 komunat në veri, për të cilën u zotua kreynegociatori Besnik Bislimi me ndërmjetësin evropian Miroslav Lajçak, se do bëhet pas stinës së verës, nuk po shihet në horizont, raporton Klan Kosova.
Qeveria hartoi udhëzimin administrativ për peticion, por si i tillë kërkon ndryshim legjislacioni.
Sulmi i Banjskës po thuhet se ndërroi qasjen ndaj këtij procesi, si rezultat dështoi edhe akordi mes Prishtinës e Brukselit. Si rrugëdalje nga kjo situatë tani po konsiderohet se është dorëheqja e kryetarëve.
Planin tutje të qeverisë s'qe i gatshëm ta tregojë të mërkurën, as vetë ai që arriti ujdinë - Besnik Bislimi.
Madje ai, duke i ikur përgjigjes ndaj pyetjeve të Klan Kosovës, u ngatërrua në lift. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=1fSOFglqAkY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.