Lajmet e fundit
Tifozët e Gunners kanë nënshkruar një peticion kundër gjyqtarit pas dëmtimit që i bëri skuadrës së tyre të zemrës në derbin e fundit të Londrës.

Mike Dean nuk duhet të gjykojë më ndonjë ndeshje të Arsenalit.
Kjo është kërkesa e tifozëve të kësaj skuadre pas dëmit që gjyqtari u bëri Gunners në përballjen e fundit me Chelsean.
Vendimet e gabuara të gjyqtarit çuan dy futbollistë të Arsenalit në zhveshtore dhe ndeshja përfundoi me fitore 2-0 të Chelseat.
Peticioni deri tani është nënshkruar nga rreth 4,000 tifozë dhe pritet që kur të përfundojë t’i dorëzohet Federatës Angleze të Futbollit.