E kam njohur shkrimtarin dhe poetin e njohur shqiptar Ismail Kadare.
Ai vdiq javën e kaluar në moshën 88-vjeçare.
Vetëm se kur e takova për herë të parë, ai nuk ishte aq i njohur. Nuk e dija kush ishte.
E cila, nga këndvështrimi im, ishte e kuptueshme. Edhe pse ishte i famshëm në Shqipëri, vështirë se dikush në atë kohë jashtë shtetit të vogël e të mbyllur policor komunist dinte shumë për të.
Vetëm më vonë mësova se romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, botuar në Shqipërinë e viteve gjashtëdhjetë do të bëhej sensacion dhe do të përkthehej në të paktën 40 gjuhë.
Bëhet fjalë për një gjeneral të ushtrisë italiane të lodhur nga jeta, me detyrën e tmerrshme për të shkuar në Shqipëri për të zhvarrosur dhe kthyer në Itali eshtrat e ushtarëve italianë të vrarë në luftimet e tmerrshme gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kadare më vonë shkroi një varg librash, u bë i famshëm ndërkombëtarisht dhe fitoi shumë çmime, megjithëse - çuditërisht - jo çmimin Nobel për letërsinë.
U takuam në gusht të vitit 1986. Në atë kohë unë isha gazetari i parë amerikan që u lejova në Shqipërinë e mbyllur komuniste në 40 vjet.
Enver Hoxha, diktatori komunist paranojak që drejtoi vendin që nga marrja e pushtetit pas Luftës së Dytë Botërore, vdiq në vitin 1985. Gjatë jetës së tij ai e ktheu vendin në një kamp të armatosur të mbyllur si Koreja e Veriut. Askush nuk mund të hynte dhe askush nuk mund të dilte.
Meqenëse kishte mundësi hapjeje, unë aplikova për vizë si reporter për “Boston Herald” dhe u habita që u miratua.
Ndoshta fakti pse prindërit e mi kishin emigruar nga vendi pati ndikim. Unë kam lindur në Kembrixh.
Kur arrita në aeroportin e vogël, të rrënuar dhe të shkretë të Tiranës nga Cyrihu me një avion të vogël Swissair, mu duk sikur kisha zbritur në hënë.
Megjithëse Hoxha kishte vdekur, vendi ishte ende një shtet i izoluar totalitar policor në stil të Stalinit, ku edhe pronësia private e makinave ishte e ndaluar për të gjithë, përveç elitës së Partisë Komuniste që drejtonte vendin.
Sigurimi – policia sekrete shqiptare – ishte kudo dhe njerëzit kishin frikë të flisnin, e lëre më të flisnin me një të huaj si unë.
Nuk kishte internet apo email në atë kohë. Çdo kontakt me pjesën tjetër të botës ishte i ndaluar. Ju nuk mund të telefononit dhe nuk mund të dilnit.
Ishte e vështirë për të kuptuar se si një vend kaq i bukur me një bregdet të mrekullueshëm të Adriatikut me plazhe spektakolare të pacenuara, së bashku me male mahnitëse të ngjashme me ato të Alpeve, mund të ishte një vend kaq shtypës. Por ishte.
Një ditë, unë dhe shoqëruesi im, që më monitoronte, takuam Kadarenë në një plazh të Sarandës në jug, një plazh i disponueshëm vetëm për anëtarët e partisë dhe për ata me lidhje të forta.
Kadareja, një burrë i hollë dhe duhanpirës, ishte komunist, me siguri, ashtu si gjithë të tjerët në Shqipëri. Por Kadare, do të mësoja, ishte më shumë një komunist i komoditetit. Duhej të ishte për të mbijetuar si shkrimtar. Jetonte në fije peri. Fliste frëngjisht por jo anglisht.
Kështu, në përkthimin e çaluar, Kadareja u mërzit kur mendja ime pa dashje i tha se nuk kisha dëgjuar kurrë për të dhe nuk kisha lexuar asgjë që kishte shkruar. Por as ai nuk kishte lexuar kurrë asgjë nga ato që kisha shkruar unë. Kështu që...
Gjithsesi, në aeroplan teksa po kthehesha në shtëpi lexova një përkthim në anglisht të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” dhe mbeta shumë i impresionuar. E kam ende librin. Ishte po aq i mirë sa çdo gjë që kishte shkruar Ernest Hemingway. Këtë i thashë Kadaresë. Ai e pëlqeu këtë dhe u bëmë miq.
Pas kësaj, do të vizitoja atë në Tiranë, ku shkoja shpesh për të punuar për një libër për Shqipërinë. Përfundova duke shkruar tre.
Doli që të dy kishim qenë në Vietnam në mars 1967 gjatë luftës, ai me vietnamezët e veriut shkruante për gazetat e Tiranës dhe unë në Vietnamin e Jugut duke shkruar për “Boston Herald”. Botë e vogël.
Faji mbi Kadarenë ishte se ai, ashtu si kolegu i tij shkrimtar dhe poet Vaclav Havel në Çekosllovakinë fqinje, nuk ndihmoi në drejtimin e vendit të tij drejt demokracisë pas rënies së trazuar të komunizmit në vitin 1990. Në vend të kësaj, Kadare iku me familjen në Paris. Kjo ndoshta i shpëtoi jetën, por i kushtoi çmimin Nobel.
Kadare pohoi se ai nuk ishte kurrë politikan, por vetëm shkrimtar.
Ai ishte i madh në këtë. /Klankosova.tv
Peter Lucas është reporter politik veteran në “Boston Herald”.
Shkrimi origjinal me titull tjetër është botuar në “Boston Herald”, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.