Lajmet e fundit

Pete Davidson duket si njeri i pafat që kur është ndarë nga Ariana Grande.
Ai u fotografua kur arriti në shtëpinë e nënës së tij, i veshur me rroba sportive dhe duke e mbajtur telefonin në dorë. Kjo është hera e parë që është parë në publik që nga lajmi i ndarjes, dhe pamja në të cilën u pa, na la vetëm me ndjenjën e keqardhjes për të.
Nga ana tjetër, Ariana është parë të martën mbrëma për herë të parë që nga anulimi i fejesës. Këngëtarja performoi në provat e speciales së “Wicked” të kanalit NBC. Edhe Davidson ishte paraparë që të paraqitej me një performancë komedie në Universitetin Temple, por është tërhequr.
E vështirë të vërehet nga fotoja, por Pete duket se ende mban tatuazhin kushtuar Arianës në dorën e tij.
